“O ZOT UDHËZOJI POLITIKANËT TANË”, HOXHË AHMED KALAJA LUTET PËR TEJKALIMIN E KRIZËS POLITIKE NË VEND

Në një kohë kur vendi ynë po përjeton një krizë të thellë politike, hoxhë Ahmet Kalaja ka vendosur t’i drejtojë një lutje zotit këtë të premte, duke kërkuar udhëzimin e politikanëve tanë në rrugën e drejtë.

Kalaja ka vendosur të plotësojë një kërkesë të moderatorit Saimir Kodra, duke iu lutur Allahut të udhëzojë politikanët shqiptarë, që të shohin interesin e popullit dhe të ndërmarrin hapa në të mirë të vendit.

“O Zot, trajtoji ti o Zot ashtu siç vetëm ti di t’i trajtosh, t’i drejtosh dhe të kuptojnë se interesi i vendit dhe i popullit është mbi çdo interes. Inshallah i kthehen ndërgjegjes dhe marrin hapa të cilat janë në të mirë të këtij vendi. Amin”, lutet hoxhë Ahmed Kalaja.