Objektet që nuk duhet të prekni në një spital

Gjithë të sëmurët dhe vizitorët në spitale bakteret e pranishme janë të shumta, pavarësisht pastrimit apo kujdesit që mund të tregohet ato ndodhen dhe në ajër. Gjithsesi nëse vizitoni dikë të sëmurë bëni mirë që të mos prekni këto objekte për tu kujdesur për shëndetin tuaj dhe infeksione që mund të merrni prej tyre.

1.Perdet e privatësisë që ndajnë krevatet nga njëri tjetri: Mikrobet kanë aftësinë që të ngjiten nëpër objekte të ndryshme duke mos u larguar nga aty në asnjë mënyrë. Perdet janë një prej vendeve më të mundshme që ato ndodhen.

2.Binarët e shtratit: në objekte prej hekuri bakteret mund të jetojnë për javë të tëra dhe pse ato mund të pastrohen, bakteret kanë aftësinë që të mos ikin për një kohë të gjatë.

3.Tavolinën e ushqimit: vendi ku vendosen pjatat në spitale është pikërisht aty ku bakteret depozitohen dhe merren dhe lihen sa herë që dikush ha nga aty dhe më pas ajo ndërrohet për t;ja dhënë dikujt tjetër.

4.Shtylla e serumit: sipas një studimi të vitit 2012 në Journal of Clinical Microbiology. Infeksionet e shkaktuara nga bakteriet rezistente ndaj antibiotikëve, ose “superbugs”, janë të vështira për t’u trajtuar dhe jashtëzakonisht të rrezikshme, sepse medikamentet e zakonshme nuk do t’i vrasin.

5.Krahët e karrigeve të vizitorëve: Kur familja dhe miqtë tuaj vijnë për të vizituar, kërkoni nga ata të fshijnë karriget e vizitorëve me një dezinfektues para se të ulen. Studiuesit që studiojnë mobiljet dhe pajisjet e spitalit zbuluan se aty ka një nivel të rrezikshëm të baktereve.

6.Rubineti i ujit: Sipërfaqet e vështira të banjave spitalore shpesh janë të kontaminuara me materie fekale dhe baktere të tjera.