O’Connell: Ndryshimi i kufijve nuk do t’u jep fund ten.sioneve Kosovë-Serbi

Ambasadori britanik në Kosovë Ruari O’Connell ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk do ta sillte fundin e ten.sioneve midis Kosovës dhe Serbisë.
Ai këto komente i ka bërë gjatë një interviste për Euronews duke shtuar se ekziston një numër tra.umash që dolën nga lu.ftërat dhe lëvizja e kufijve nuk di t’i adresonte ato.

“Ekziston një numër tra.umash që dolën nga lu.ftërat dhe lëvizja e kufijve nuk do t’i adresonte ato probleme mes dy vendeve”.
“Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë të mbeten fqinje prandaj duhet të synojnë një të ardhme që nuk fokusohet mbi një kufi të ri por në një partneritet të vërtetë dhe miqësi”.

Ambasadori O’Connell ka thënë se për të arritur rezultat pozitiv të dyja vendet duhet të kenë një “qasje më transparente” para se të arrijnë një lloj marrëveshjeje.