OKB, 4 miliard dollarë ndihmë për Jemenin

Shefi i Çështjeve Humanitare në Kombet e Bashkuara, Mark Lowock ka thënë se është duke kërkuar 4 miliardë dollarë për t’iu ofruar ndihmë rreth 20 milionë banorëve të Jemenit, apo rreth 70 për qind të popullatës së dëmtuar nga lufta. Lowcock po ashtu ka thënë se për herë të parë 250,000 banorë të Jemenit janë duke u përballur me “katastrofë”. Ai tha se në këtë shtet ekziston një situatë humanitare “shumë dramatike dhe çorientuese”. Lowock ka përmendur shifrën e 4 miliardë dollarëve, si shumë që OKB-ja do të kërkojë në një konferencë të donatorëve, e cila është përkrahur nga Suedia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara dhe pritet të mbahet më 26 shkurt në Gjenevë.