OKB: Koreja e Veriut vazhdon programin bërthamor

Koreja e Veriut nuk i ka dhënë fund programit të saj bërthamor dhe ka zhvilluar transferime ilegale të produkteve të naftës në det, nga anija në anije, për të anashkaluar sanksionet e OKB-së, sipas një raporti të publikuar dje.

Sipas këtij raporti të ekspertëve të dërguar nga Këshilli i Sigurimit, “Koreja e Veriut nuk e ka ndrëprerë programin e saj bërthamor dhe balistik dhe vazhdon të sfidojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit nëpërmjet një rritje masive të transfertave ilegale në det të produkteve të naftës në vitin 2018”.

Paneli i ekspertëve të OKB-së ka vërejtur gjtihashtu edhe shkelje të ndalimit të eksporteve të karbonit, të hekurit dhe të produkteve të tjera koreanoveriore që i kanë sjellë disa milionë të ardhura regjimit të Kim Jong Un.

Loading...