Operacioni “Stuhia”, kur kroatët shkatërruan Republikën Serbe të Krajinës

Ditën e premte më 3 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic u është drejtuar me një letër të hapur qytetarëve serbë të Kosovës, përmes së cilës u ka garantuar përderisa ai të jetë në krye të shtetit të Serbisë, nuk do të lejojë dhunë të organizuar mbi serbët dhe shenjtërit e tyre, as përndjekjen e tyre.

“Sa të jem unë president serbët nuk kanë për të përjetuar një tjetër “Stuhia”, ha thënë Vuçiq.

Por pse e ka kujtuar këtë operacion presidenti serb?

Më 4 gusht mbushen plot 23 vjet nga operacioni “Stuhia” (Oluja) i Forcave të Armatosura Kroate për të kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991. Serbët kishin deklaruar pavarësinë e tyre nga Kroacia, duke shpallur Republikën Serbe të Krajinës, e cila megjithatë kishte mbetur e panjohur ndërkombëtarisht.

Më 4 gusht të vitit 1995, sulmi ka nisur me 150 mijë trupa kroate, të cilat shpejt kanë thyer linjat e ushtrisë serbe në Krajinë, për të avancuar drejt Kninit. Në ditën e dytë të operacionit, forcat serbe janë shpërbërë dhe pjesa më e madhe e ushtrisë së Jugosllavisë është tërhequr.

Forcat kroate kanë rikthyer rajonin për katër ditë, duke i dhënë fund operacionit më 8 gusht. Gjatë operacionit janë vrarë qindra serbë, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre në rajonet e Kroacisë. Ndaj në këtë pëvjetor të një nga ditët më të zeza të serbëve, Vucic u jep atyre garanci se nuk do u ndodh edhe ne Kosovë e njëjta gjë si në Kroaci.