Opozita greke hap letrat e Zogut: Edhe Shqipëria ka ligj lufte me ne

Opozita greke hap letrat e Zogut: Edhe Shqipëria ka ligj lufte me ne

Pjesë e marrëveshjes së partneritetit strategjik që pritet të nënshkruhet mes Shqipërisë dhe Greqisë është edhe kërkesa e palës shqiptare për shfuqizimin e ligjit të luftës.

Parimisht Athina ka rënë dakord të avancojë me këtë kërkesë të palës shqiptare, por nga radhët e opozitës greke ka një pretendim se edhe Shqipëria duhet të shfuqizohet me ligj vendimin e asamblesë parlamentare të vitit 1939, që njihte si shtete armike çdo vend që ishte në luftë me Italinë.

Jorgos Sourlas, ish-zv/ministër dhe ish-nënkryetar i parlamentit grek i dekoruar me titullin e Kryqit të Nderit në një shkrim të tij thotë se Tirana e mban në fuqi gjendjen e luftës.

Argumenti:

Nga George Sourlas

Edi Rama në një intervistë të kohëve të fundit e quajti “absurditet mbajtjen në fuqi të gjendjes së luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë përmes një ligji fantazmë që rri pezull me pasoja ligjore që krijojnë pengesa të padurueshme për qytetarët”.

Por kjo fantazmë e ka origjinën dhe progresin në Shqipëri kur në prill të vitit 1939, Parlamenti shqiptar vendosi që çdo vend që ishte në luftë me Italinë, të konsiderohej armiqësor me Shqipërinë.

Ky vendim i shpalljes së gjendjes së luftës me Greqinë u shoqërua me përforcimin e forcave italiane me shtatë batalione të ushtrisë shqiptare që pushtuan Greqinë.

Në vitin 1944, kur Enver Hoxha nga Përmetit hodhi themelet për krijimin e regjimit komunist, deklaroi anulimin e të gjitha vendimeve të qeverive të mëparshme.

Por në korrik të vitit 1992, Qeveria Berisha anuloi të gjitha vendimet e regjimit komunist dhe rivendosi ato të qeverisë së Zogut.

Pra, ne kemi deri më sot, gjendjen e luftës që Parlamenti shqiptar miratoi në vitin 1939, e cili nuk është shfuqizuar me ligj nga regjimi komunist dhe as nga qeveritë pasuese demokratike deri më sot.

Greqia me dekret mbretëror të lëshuar në nëntor të vitit 1940 ishte në luftë kundër Shqipërisë. Gjatë qeverisjes së Andreas Papandreut me vendim të kabinetit në 08.28.1987 për të hequr gjendjen e luftës me Shqipërinë, “pushoi së ekzistuari karakterizimi i Shqipërisë si një shtet armiqësor”

Në vitin 1996, pavarësisht nga vendimi për të hequr ligjin e luftës, me vendim të Këshillit të Ministrave, Greqia vazhdoi me nënshkrimin e një Traktati të Miqësisë, sigurisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore me Shqipërinë.

Megjithatë, pala shqiptare nuk mjaftohet me vendimin e kabinetit në vitin 1987 për të shfuqizuar ligjin që i cilëson dy vendet si palë ndërluftuese dhe insiston se duhet të ketë një vendim të Parlamentit grek. Ata nuk e nxisin anulimin me ligj të vendimit të vitit 1939 për gjendjen e luftës mes dy vendeve./ZgjohuShqiptar.info

Loading...