Opozita kërkon që për dialogun të diskutohet sot në Kuvend

Partia Socialdemokrate ka kërkuar që tema e dialogut të diskutohet sot në seancën e Kuvendit si çështje urgjente.

Me kërkesën e deputetit të PSD-së, Visar Ymeri, në votim është hedhur një mocion procedural ku është kërkuar të diskutohet për çështjen e dialogut, raporton lajmi.net.

Për këtë çështje pritet të vendoset pas votave të  Grupeve Parlamentare.