Osmani: Oferta e Mickoskit, kulm i papërgjegjësisë së një partie politike

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka komentuar deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se do të mbështesë reformat nëse tërhiqet Ligji për gjuhët.

“Ky është kulm i papërgjegjshmërisë së një partie politike. Të thoni se unë do ta djeg shtëpinë sepse nuk më plotësohet një nevojë momentale është kulmi i mungesës së seriozitetit të një partie politike që pretendon të jetë udhëheqëse e shtetit” deklaroi Osmani.

Sipas tij, deklarata për bashkim monoetnik për të parandaluar mundësinë e ofruar nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, është anakronike dhe e rrezikshme.

“Nuk kam menduar se dikush mund të thoshte një gjë të tillë në vitin 2018”, tha Osmani.

Ai theksoi se kjo është një deklaratë serioze dhe shpreson të demantohet.