Osmani: Presim konfirmim të vendimit për fillimin e negociatave

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili për vizitë pune ndodhet në Republikën e Rumanisë mbajti takim me Kryeministren e Republikës së Rumanisë, Viorika Dançila.

“Marrja e kryesimit gjashtëmujor me Këshillin e Be-së nga Rumania, vjen në një periudhë më me turbulencë të Evropës, në prag të sfidave nga zgjedhjet e ardhshme, nga rrethanat ende të paqarta të cilat kanë të bëjnë me BREXIT-etj”, theksoi Osmani në takim, duke i përcjell Kryeministres Dançila mirënjohjet në emër te Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Më lejoni ti përcjell bindjet tona si vend- kandidat, do të japim kontribut të përshtatshëm në realizimin e prioriteteve të juaja si kryesues, duke pasur parasysh se të njëjtat paraqesin vlera që në përgjithësi përputhen me prioritetet tona shtetërore”, theksoi Osmani.

“Mirënjohje të sinqertë edhe për iniciativën tuaj procesin e zgjerimit ta mbani lartë në agjendën tuaj kryesuese, si një element fundamental për sigurimin e prioritetit të dytë – Evropë të Sigurt! Theksoi Osmani në takim, duke shprehur bindjen se Republika e Rumanisë, në mënyrë të pakthyeshme do të qëndrojë në historinë e Maqedonisë si një vend nën pishtarin e të cilit vendi do të marrë datë për fillimin e negociatave në qershor këtë vit.