Osmani: Shkëndija dëshiron ta kalojë Vardarin

Të mërkurën do të luhet ndeshja e mbetur e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll në të cilën do përballen Vardari dhe Shkëndija, të cilat pas sezonit vjeshtor rezultuan si dy skuadrat më të mira në vend. Për të dyja skuadrat “kuqezi”, kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit pasi të dyja po duan të fitojnë trofetë e futbollit vendor. Për skuadrën e Shkëndijës si përparësi shihet ajo se ndeshjen e parë e luan në terren të huaj.

“Sigurisht se janë dy ndeshje. Sigurisht se Shkëndija, shkon ta kalojë edhe Vardarin. Ndoshta edhe një përparësi të vogël e kemi pse luajmë në Shkup. Megjithatë në këto ndeshje eliminuese është me rëndësi të jepet gol si mysafir. ” tha Qatip Osmani trajner i Shkëndijës.

Takimi Vardari-Shkëndija luhet nesër me fillim në orën 14:00, ndërsa takimi i kthimit është përcaktuar për më 7 mars në Tetovë.