Pacolli: Nëse ministrat serb futen në Kosovë, do të arrestohen

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se nëse përfaqësuesit serbë, Stefanoviq dhe Gjuriq futen në territorin e Kosovës, do të arrestohen.

Pacolli ka rikonfirmuar edhe njëherë se Ministri i Mbrojtjes serbe, Nebojsha Stefanoviq dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq nuk kanë leje për të hyrë në territorin e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Një gjë të tillë Pacolli e ka deklaruar edhe në një prononcim për Indeksonline ku ka thënë se Stefanoviq kishte leje por që i është revokuar.

Postimi i plotë:

Nebojsha Stefanoviq ka pasur leje por i është revokuar ndërsa Marko Gjuriq nuk ka leje deri më sot. Pra për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre. Nëse ministrat serb futen në territorin e Kosovës ata do të arrestohen!