Pagjumësia dëmton shëndetin, ja çfarë ndodh në trupin tuaj

Pasojë e pagjumësisë nuk është vetëm ndjenja e lodhjes kur zgjoheni, por edhe dehidratimi që vjen me të. Një studim i kryer nga hulumtuesit në Penn State University dhe i botuar në revistën shkencore “Sleep”, tregoi se dehidratimi që rezulton nga një natë pa gjumë ndikon negativisht në shumë sisteme dhe funksione të trupit, duke përfshirë gjendjen shpirtërore, performancën fizike, funksionet njohëse dhe shumë më tepër.

Faji i një hormoni

Për të arritur këtë, studiuesit zhvilluan një studim të një mostre prej rreth 20.000 të rriturve kinezë dhe amerikanë, duke përdorur mostrat e urinës dhe duke analizuar zakonet e tyre të gjumit. Hulumtimi zbuloi se të rriturit që flenë vetëm 6 orë në natë, në krahasim me 8 orët e rekomanduara, mund të kenë një rrezik më të madh për t’u dehidratuar. Shkaku ka qenë i lidhur me mënyrën sesi sistemi hormonal i trupit rregullon hidratimin. Hormoni i vazopresinës lëshohet për të ndihmuar në rregullimin e gjendjes së hidratimit të trupit gjatë gjithë ditës por edhe gjatë natës.

Nëse nuk flini, pini më shumë

Asher Rosinger, autor i studimit, shpjegoi se vazopresina lëshohet në fillim dhe më vonë gjatë ciklit të gjumit. Pra, me zgjimin pas disa orësh mund të humbasësh momentin kur lëshohen më shumë nivele të hormoneve, duke shkaktuar një ndryshim të hidratimit të trupit. Nëse fle vetëm 6 orë në natë, kjo mund të ndikojë në gjendjen tuaj të hidratimit. Zgjidhja duket e qartë: nëse nuk mund të flini më shumë, duhet të paktën të pini më shumë ujë.

Dëmet e mungesës së ujit

Dehidratimi ndikon në të gjithë organizmin në mënyrë negative dhe gjithashtu mund të çojë në infeksione urinare në afat të gjatë. Kjo është një gjendje patologjike që përcaktohet kur bilanci i ujit, ose sasia e lëngjeve të marra me ato të humbura, është negative dhe për këtë arsye uji i humbur është më i madh se ai i marrë.