Pamje nga aksidenti i tmershëm në Prishtinë

Një kamion i kompanisë “Pastrimi” ka aksidentuar disa vetura në qendër të Prishtinës, raporton Indeksonline.

Nga pamjet prej vendit të ngjarjes shihet se aksidenti ishte i rëndë, ndërsa aktualisht zyrtarët policorë nuk kanë dhënë informacione për të lënduar.

Dëmet materiale siç shihet në foto janë të konsiderueshme, ndërsa aktualisht policia po heton shkaqet që çuan te aksidenti.