Papa Françesku gjunjëzohet dhe iu puth këmbët rivalëve të Sudanit Jugor: ”Ju kërkoj me zemër të qëndroni në paqe”

Papa Françesku ka bërë një akt të paprecedentë duke u gjunjëzuar dhe puthur këmbët e liderëve rivalë të Sudanit Jugor, gjatë një rituali dyditorë në Vatikan.

Ai këtë gjest e bëri për t’i inkurajuar ata që të forcojnë procesin paqësor të vendit afrikan.

“Po ju kërkoj si vëlla që të qëndroni në paqe. Po ju kërkoj me zemër, le të ecim përpara”, është shprehur Papa 82-vjeçar.

Presidenti Salva Kiir dhe rivali i tij, ish-udhëheqësi rebel Riek Machar, u përleshën në vitin 2013 duke çuar në një luftë civile që la 400,000 njerëz të ekzekutuar.