Para, seks dhe drogë, këto janë bandat që po fitojnë 50 miliardë dollarë në vit

Që pjesëtarët e bandave të mëdha bëjnë një jetë luksoze kjo dihet, mirëpo janë disa banda që mbajnë rekordin në të gjithë botën.

Bëhet fjalë për kartelat e drogës të Meksikës, të cilat njihen nga të gjithë për fuqinë që ato kanë.

Në këtë shtet ndodhet dhe organizata kriminale më e fuqishme në botë, Karteli Sinaloa, e cila është përgjegjëse për 25% të lëndëve narkotike që hyjnë në SHBA.

Megjithatë ajo nuk është e vetmja, pasi ka edhe banda të tjera që operojnë në këtë vend duke fituar më shumë se 50 miliardë dollar në një vit.

Pazaret e drogës dhe përfshirja në to ka bërë që shpesh të humbin jetën të rinj dhe vetëm 12 vitet e fundit numri i vrasjeve në këtë vend ka shkuar në 150 mijë viktima.

Pasuria e tyre ia bën të vështirë edhe qeverisë për t’i luftuar.

Ata zotërojnë makina supër të shtrenjta, drogë dhe femra sa të duan. Fotot e mëposhtme ju ilustrojnë më mirë jetën e tyre.