PARADA E KRENARISË: Kanë avansuar të drejtat e LGBTI-ve

Një javë para organizimit të Paradës së Krenarisë, që për herë të parë do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBTI, thonë se qytetarët shumë pak arrijnë të njohin diskriminimin mbi bazë të orientimit seks*ual.

Aktivistët si shumë problematike e shohin mosveprimin e institucioneve edhe në rastet kur cenohen të drejtat e pjesëtarëve të komunitetit LGBTI, veçanërisht pas denoncimeve për përdorimin e gjuhës së urre*jtjes në rrjetet sociale.

Bekim Asani drejtues i organizatës joqeveritare “United Tetovë” që ka në fokus të drejtat e komunitetit LGBTI thotë se shoqëria në Maqedoninë e Veriut po fillon që të bëhet më e hapur ndaj të drejtave të këtij komuniteti megjithëse thekson se situata është më e vështirë në qytetet më të vogla të venditnëse krahasohen me kryeqendrën Shkupin.

“Gjatë viteve të fundit po zhvillohet një aktivizëm më i madh në vendin tonë dhe mendoj se shoqëria këtu ngadalë, por megjithatë gjithnjë e më shumë bëhet më përkrahëse se ndaj të drejtave të komunitetit LGBTI. Megjithëse situata ndryshon nga qyteti në qytetet ku personat LGBTI jetojnë punojnë. Mendoj se ngritja e nivelit të mbështetjes së të drejtave të LGBTI-së është si rrjedhojë e informimit më të madh të qytetarëve por edhe punës sonë si aktivistë për promovimin e të drejtave të komunitetit LGBT”, thotë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i shoqatës “United Tetovë”, Bekim Asani.