Parada shqiptare – në Nju Jork 10 mijë shqiptarë kuq e zi për Çamërinë

NGA: BEQIR SINA – NEW YORK

Të shtunën, më 9 qershor në mesdrekë, u mbajt në Nju Jork, Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mblodhi disa komunitete emingrantësh nga kryqetërthor botës, të parakalojnë mes një entusiasmi dhe gëzimi të paparë tradite dhe kulture.

Kete vit kjo parade shenoi edhe pjesmarrjen me te madhe – rreth 10 shqiptare nga zona e Tri-Shteshit parakaluan mes kenge e vallveve ne rrugen e famshme Amerika ne Manhatan ne zemer te Nju Jorkut.

Foto Ilir Seci

Kjo, paradë për nga pjesmarrja vitet e fundit, njihet edhe se si Parada Shqiptare, mbasi ky është një manifestim ku shqiptarët e zones së Tri -Shteshit, nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, për disa orë këndojnë e vallëzojnë, kuq e zi.

Aty ku për çdo vit në zemër të qytetit të Nju Jorkut , Parada Shqiptare, ka kulmuar sot në rrugën e famshme “America “ 6th Avenue, në Manhatan NYC, ku shqiptarët e Amerikës, me këngë e valle, dhe veshjet tona folklorike, të Shqipërisë, Kosovës, dhe gjitha trevave shqiptare, pankarta ku kërkohej Çamëria e Kosova, dhe liritë e të drejtat e shqiptarve në trojet e tyre, bene qe Nju Jorkut te vishej per disa ore vetem kuq e zi.

Këtë vit Parada Shqiptare, për herë të dytë prej se kur organizmin dhe manxhimin e saj për komunitetin shqiptar, zyrtarisht organizata Rrënjët me President z. Marko Kepi, ne bashkepunim me komuniettin shqiptar nderojë me kete Parade Çamërinë, me një iniciativë për të bashkuar komunitetin shqiptar, në një ditë si kjo në metropolin e botës – dedikuar Çamërise, dhe nëpërmjet simboleve u kujtua 75 vjetori i gjenocidid Shqipatar (Çam)!

Parada përcoll një mesazh për bashkimin e Shqipërisë.

Disa nga paradat e organizuara në keto 10 vite janë: Çamëria (2010), Shqiptarët në Mal të Zi (2011), Shqipëri Etnike (2012), Jemi një (2013), Të gjithë kemi rrënjë shqiptare (2014), Ilirida është Shqipëri (2015), Nënë Tereza (2016): Arbëreshët, (2017): UÇK (2018), dhe kjo është : Çamëria – 2019.

Gjatë kësaj parade pëvec fjalimeve, nga drejtuesi i kesaj Parade Marko Kepi, dhe Nik Beqaj, në qendër të saj, ishin dhe nderimet e fjalimet e Xhozef DioGuardit, Sali Bollati, Marin Mema, Me pas nisen këngët e vallëzimet nga grupet kulturore shqiptare, nga Çamëria dhe të gjitha trevat shqiptare.

Marshi i paradës në bulevardin Amerika në Nju Jork, shoqerohej me një shtrishe të madhe sa gjeresia e sheshit ku eshte shkruar “Çamëria është Shqipëri – Chameria is Albania” shqip dhe anglisht dhe :”Ne nuk kerkojme revanzh por kerkojme Drejtesi”.

Parada u organizua nën kujdesin e organizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, me President, Marko Kepi – Nick Beqa, dhe kontributin e madh te Belul Qokut, me mbështetejen e fuqishëm nga shoqatat dhe organizatat e komunitetit Shqiptarë, bizneset shqiptare në SHBA, dhe individ qe japin donacione per ta bere sa me shume madheshtore kete parad.