Parfumet e meshkujve, ja risitë e këtij sezoni

Të freskëta, të forta, të ëmbla… edhe për meshkujt ekzistojnë shumë parfume. E mira është që ai të zgjidhet në përputhje me personalitetin e secilit. Ai pëlqen aromat e freskëta? Zgjidhni një parfum me nota florale ose agrumesh. Nëse partneri juaj adhuron aromat e ëmbla zgjidhni fragranca që përmbajnë esenca santali. Nëse ai ka karakter të fortë më mirë zgjidhni parfume me aroma orientale, që përmbajnë myshqe, erëza, etj. Zbuloni cilat janë më të preferuarit e sezonit.

Amber Fever, Azzaro. Ai është i freskët dhe ka pak nota kakaoje dhe vanilje.

Code A-list, Armani. Kjo fragrancë e re ka në përbërje aromë mandarinë, fara tonka, livandë, etj duke e bërë fragrancët edhe më fantastike.

Man Blue, Jimmy Choo. Shumëllojshmëria e aromave që ka në përbërje e bëjnë këtë parfum edhe më të veçantë dhe intensiv.

Bois de Yuzu, Karl Lagerfeld. Ky është një parfum interesant dhe me aroma të kontrastuara.

Le nouvel opus de Y, Yves Saint Laurent. Kjo frangrancë luan me kontrastet. Agrumet sjellin freski, ndërkohë që notat e ëmbla i japin një karakter më sensual.

Alien Man, Thuierry Mugler. Kjo frangrancë ka përbërës të vecantë që krijojnë një aromë fantastike.

Lacoste Homme Intense. Një përzierje frutash, erëzash dhe drurësh krijojnë parfumin më të ri të Lacoste. Ai është një koktej i vërtetë mashkullor.