Partia serbe: Ridefinimi i kufijve me Kosovën, në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë

Partia Demokratike e Serbisë ka vlerësuar se angazhimi për ridefinimin e kufijve me Kosovën është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë.

Sipas kësaj partie, një ide e tillë nënkupton një angazhim për të ndryshuar kufijtë kombëtarë dhe heqjen dorë nga territori.

“Në veprim është shembja sistematike e rendit kushtetues të Serbisë,” thuhet në deklaratë me rastin e deklarimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se ai pajtohet për ridefinim të kufijve me shqiptarët.

“Kjo politikë e paautorizuar të udhëhequr nga presidenti i Republikës, uzurpon kompetencat kushtetuese të Qeverisë, duke shkelur detyrimet kushtetuese e të gjitha organeve shtetërore në lidhje me Kosovën dhe Rezolutës së Asamblesë Kombëtare mbi parimet themelore për bisedime politike me Kosovën nga viti 2013”, konkludon PDS.

 

 

Loading...