Pas 17 gushtit, ASHMAA do të prononcohet për emetime shtesë të reklamave të paguara për referendumin

Lidhur me dilemat, të cilat këto ditë u paraqitën te radiodifuzerët, për mënyrën e emetimit të propagandës së paguar publike lidhur me referendumin, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) njofton se deri më 17 gusht të vitit 2018 zgjat debati publik për rekomandimet e Agjencisë për prezantim medial gjatë referendumit.

Pas përfundimit të kësaj, Këshilli i ASHMAA do të vendos nëse do të mundësohet kohë shtesë për emetim të propagandës së paguar publike, siç kërkuan një pjesë e radiove dhe televizioneve.

“Duke pasur parasysh se propaganda publike ka filluar, theksojmë se ndërkohë, radiodifuzerët duhet t’i respektojnë dispozitat e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, gjegjësisht propagandën e paguar publike ta emetojnë në suaza të limitit për reklamim prej 12 minutave në çdo orë reale, e ndarë nga përmbajtjet tjera dhe me porositës të shënuar. Megjithatë, gjitha subjekteve të interesuara duhet t’u sigurohen kushte të barabarta për qasje në kohën e reklamimit, me çmime të barabarta për të gjithë”, thonë nga ASHMAA.

Për këtë, nga Agjencia thonë se e kanë informuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) edhe me shkrim edhe në takimin e përbashkët.

Loading...