Pas fitores në derbin e Maqedonisë, tifozët e Vardarit ofendojnë lojtarët shqiptarë të Shkëndijes |VIDEO

Shkëndija e Tetovës është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur Vardarin e Shkupit me rezultatin 0-2 në derbin e “zjarrtë” të Maqedonisë.

Nuk mungoi tensioni në këtë sfidë, teksa vendasit protestuan ashpër golin e parë të kuqezinjve të shënuar nga Emini.

Sipas futbollistëve dhe tifozëve të Vardarit topi nuk e kaloi vijën fatale. Por gjyqtari ishte i vendosur se kishim të bënim me gol.

Në minutën e 89-të skuadra e trajnerit Osmani dyfishoi rezultatin me anë të Ibraimit.

Nuk munguan ofendimet e tifogrupit të Vardarit “Komitët” karshi shqiptarëve, teksa Ibraimi me golin e tij iu mbylli gojën.