Pas marrjes së rekomandimit të vizave, ministrja sulmon Vetëvendosjen

Duke e komentuar kumtesën e Lëvizjes Vetëvendosje të lëshuar sot pas marrjes së raportit pozitiv për liberalizimin e vizave, ministrja Dhurata Hoxha, tha se është pikërisht kjo parti që mundohet çdo lajm pozitiv për vendin ta kthejë në negativ.

“Të gjithë qytetarët po e shohin se çka do që ka zhvillim të mirë në Kosovë, ata gjithmonë mundohen që ta kthejnë në lajm negativ. Lajmi për liberalizim është vërtet hap i mirë”, ka thënë Hoxha në emisionin Rubikon të KTV-së.

Ministrja përmendi edhe debatin e muajit shkurt për porositë e treshes evropiane, Juncker, Mogherini e Hahn, ku deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollqaku, kishte thënë se Kosova nuk do të merr raportin pozitiv.

“Deputetja e Vetëvendosjes në këtë studio tha se Kosova nuk do të marrë kurrë raportin pozitiv”, ka thënë ministrja Hoxha.

“Do t’ia shpërblej me kafe”, shtoi tutje ajo.

Loading...