Pas një viti fejesë, çifti i njohur i japin fund çdo gjëje mes tyre

Ndarjet nuk po kanë të ndalur në botën e shoubizit!Paris Hilton dhe i fejuari Chris Zylka janë ndarë, konfirmojnë burime të shumta të JustJared.com.‘Ata i dhanë fund fejesës së tyre’, ka thënë një burim i afërt me çiftin. ‘Marrëdhënia e tyre filloi të mos funksiononte pas dy vjetësh së bashku’.

‘Paris do të përqendrohet në markën e saj ndërkaq Chris do të merret me aktrimin’, shtoi burimi.Nëse nuk e dini, Chris dhe Paris u fejuan në fillim të këtij vitit gjatë pushimeve të tyre në Aspen.

Ata u lidhën në fillim të vitit 2017.