Pas Prishtinës, Shkupi është më i liri në Ballkan

Kostot e jetesës në Tiranë janë rritur në 2019-n në raport me vendet e tjera të rajonit. Jetesa në Tiranë tashmë është po aq e shtrenjtë sa në Beograd dhe pak më e lirë në raport me Podgoricën. Të dhënat e marra krahasojnë kostot e jetesës midis qyteteve të ndryshme për individët që lëvizin për arsye punësimi në shtete të tjera. Për të përcaktuar kostot e jetesës janë kategorizuar në 5 grupe: ushqim strehim veshje transport kujdes personal dhe argëtim.

Për vitin 2019 Podgorica mbetet qyteti më i shtrenjtë i rajonit. Në krahasim me Beogradin dhe Tiranën kryeqyteti i Malit të Zi është vetëm 2% më i shtrenjtë. Atje kushton më shtrenjtë ushqimi strehimi dhe transporti. Ndryshe nga viti 2018 Tirana është po aq e shtrenjtë sa Beogradi ku më shtrenjtë kushtojnë po ashtu ushqimi strehimi dhe transporti.

Për vitin 2019 Shqipëria është më e shtrenjtë se Sarajeva në të cilën një vit më parë jetesa për të huajt që zhvendosin atje ishte më e shtrenjtë se Tirana.

Diferenca në kostot e jetesës në krahasim me Tiranën është më e theksuar në Shkup dhe në Prishtinë. Shkupi është rreth 11% më i lirë se Tirana. Sipas p\analizës atje kushton më shtrenjtë transporti (rreth 3% më shtrenjtë) dhe argëtimi rreth 28% më shtrenjtë.

Prishtina vijon të mbetet vendi më i lirë i Ballkanit Perëndimor. Të gjitha kategoritë janë më të lira se në Tiranë. Në total kostot e jetesës atje 30% më të lira. Veshjet dhe kujdesi personal janë më të shtrenjta në Tiranë në krahasim me kryeqytetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në krahasim me Beogradin dhe Shkupin në Tiranë veshjet kushtojnë përkatësisht 2 dhe 3% më shtrenjtë. Në krahasim me Podgoricën ato janë 7% më të shtrenjta ndërsa me Sarajevën rreth 9%.

Prishtina mbetet kryeqyteti më i lirë për sa i përket veshjeve. Në raport me Tiranën diferenca është e madhe pasi të vishesh atje kushton rreth 75% më lirë. Edhe për kujdesin personal ku bëjnë pjesë tarifat e vizitave te doktori çmimet e ilaçeve dhe çmimet e produkteve personale Tirana është më e shtrenjtë.