Pas shtyerjes së martesës ne Haileyn, Justin pranon problemet me shëndetin mendor

Justin Bieber zbuloi se ka probleme me ‘shëndetin mendor’ pas shtyerjes së martesës me Hailey Baldwin.
Justin Bieber ka shqetësuar fansat, pasi ka pranuar se po ‘lufton’ kohët e fundit me problemet me shëndetin mendor, vetëm pak javë pasu u raportua se ai ka shtyrë martesën me Hailey Baldwin, shruan Metro, transmeton lajmi.net.

25-vjeçari zbuloi këto probeleme përmes një postimi emocionues në Instagram, të dielën në mëngjes.

“Kam pasur vështirësi. Ndjehem super i shkëputur dhe i çuditshëm. Kërkoj nga ju të luteni për mua, Zoti është besnik dhe lutjet e juaja funksionojnë, andaj ju falënderoj”, ka shkruar ndër të tjera këngëtari.

Ai pranoi mesazhe mbështetëse nga ndjekësit, ndërsa tani është i fokusuar vetëm në shëndetin mendor dhe ka përkrahjen e Haileyt.