Pas zgjedhjeve Ministria e punës dhe politikës sociale do ti takoj BDI-së!?

Pas zgjedhjeve Ministria e punës dhe politikës sociale do ti takoj BDI-së mirpo akoma nuk është precizuar se me cilën Ministri e njëjta do të ndërrohet. Kjo vjen si shkak e iniciativës së ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska e cila ka paralajmëruar ndryshime ligjore. Sipas ndryshimeve të fundit të parlajmëruar për shfuqizim të masës së pagesës për fëmijën e tretë, kundrejt 8000 denarëve për 10 vitet e ardhëshme e njëjta ka deklaruar se, masa për të ushtruar të drejtën e kompensimit do të vazhdojë vetëm për ato familje të cilat kanë ushtruar të drejtën deri në Shtator të 2019, gjegjësisht e njëjta masë e kompensimit nuk do të vlejë por do të ndryshohet dhe familja e cila do të lind fëmijën e tretë do të shpërblehet me një shumë të caktuar dhe do ta gëzojë të drejtën vetëm një here. “Në vend që të pasurve ti jepen tetë mijë denarë, pavarësisht nga të ardhurat e tyre për të lindë një fëmijë të tretë, ne parat i kemi drejtuar drejtë të varfërve dhe kjo është pjesë e programit qeveritar. Unë besoj se vetëm një politikë e tillë mund të çojë në një reduktim të varfërisë në vendin tonë në njërën anë dhe në anën tjetër si ministre jam e gatshme për të diskutuar për atë se Maqedonia nuk ka politikë demografike. Ju as nuk e bëri as nuk keni futur politikën demografike, dhe se numrat thonë se të gjithë së bashku dhe me konsensus kombëtar duhet të sjellim një politikë të demografisë, e cila në afat të gjatë do të japë efekt në kuadër të natalitetit për 15 vitet e ardhshme”, kishte deklaruar Ministrja Carovska. Nga këto ndryshime goditje më të madhe do të merrnin familjet shqiptare dhe për këtë shkak edhe janë bllokuar nga ana e BDI-së.