Pasioni i çmendur për pëllumbat, njihuni me kampionin Kujtim Beqja

Pëllumbi, simbol paqeje! I etiketuar si i tillë fillimisht në librin e shenjtë të krishtërimit dhe më pas i identifikuar nga historia si përcjellës i mesazheve të luftës dhe dashurisë. Në një marrëdhënie tejet të ngushtë me këtë të fundit, pëllumbi në ditët e sotme nuk gjendet në kërkim të tokës së thatë (sikurse thuhet në Bibël) apo marrësit të letrave, por duke garuar në kilometra të paracaktuar. Gjithnjë me krahët e hapura drejt të zotit, i cili i përkushton maksimalisht kohën e tij. Adrenalina, e përftuar nga triumfi i tyre nëpër gara, justifikon si me magji çdo mundim.