Pasiviteti është më i dëmshëm se pirja e duhanit

Jeta pasive është tejet e dëmshme, mirëpo siç duket është edhe më e dëmshme se që keni menduar.

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga Universiteti i Cleverland ka rezultuar se aktiviteti fizik është i lidhur ngushtë me jetëgjatësinë, duke nxjerrë në pah edhe se pasiviteti është më i dëmshëm se pirja e duhanit.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit kanë marrë në shqyrtim rastet e 122 000 individëve pas vdekjes së tyre, duke analizuar në mënyrë të hollësishme cilësinë jetës. Rezultatet treguan se personat të cilët kishin pasur një jetë sedentare ishin më të prirë të prekeshen nga sëmundjet vdekjeprurëse krahasuar me personat që kishin qenë duhanpirës.

“Pasiviteti përbën rrezik më të madh për jetën e një individi sesa duhanpirja. Diabeti, tansioni i lartë dhe shumë probleme të tjera të shëndetit shkaktohen nga mungesa e aktivitetit fizik dhe jo nga pirja e duhanit”, ka thënë për CNN Dr. Wael, i cili drejtoi këtë studim.