PDK në Gjilan akuzon Lutfi Hazirin e Jetish Malokun se e montuan rastin e Qemajl Mustafës

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, Riad Rashiti e ka akuzuar kryetarin e kësaj komune Lutfi Haziri se bashkë me kryeprokurorin e Gjilanit, Jetish Maloku e kanë orkestruar aktakuzën për ish kryetarin Qemajl Mustafa. Rashiti i cili ka qenë edhe drejtor gjatë kohës sa Mustafa ka udhëhequr me Gjilanin dhe asamblist, ka thënë se Lutfi Haziri dhe Jetish Maloku, janë pisat më të mëdhenj në Gjilan.

“Këta dy, përmes prokurorit Shaban Spahiu treguan edhe njëherë pisëhonen e këtij institucioni që e kanë bërë ndaj Qemajl Mustafës dhe zyrtarëve tjerë të komunës. Ky prokurorë është vegël e Jetish Malokut kryeprokurorit dhe këta dy së bashku i shërbejnë Lutfi Hazirit, matrapazit politik të Gjilanit.”, ka shkruar Rashiti në Facebook. Sipas tij, në vitin 2014, ky prokuror ia kishte fshehur Lutfi Hazirit shkeljet ligjore për disa tenderë, e që pastaj Prokuroria e Shtetit ia kishte ngritur Lutfi Hazirit aktakuzën por që prapë Gjykata e instrumentalizuar e Gjilanit e mbyll rastin.

“Ishte ky prokuror i politizuar që ngriti aktakuzën ndaj Qemajl Mustafës, pa asnjë fakt të vetëm dhe me vite duke e endur nëpër seanca gjygjësore. E tash pas disa viteve, vet ky tipi i zanën ngushtë nga pisëhonja e tyre, e tërheqë aktakuzën që me urdhër të Lutfi Hazirit e kishte ngritur.”, ka shtuar ai. Sipas tij, kjo aktakuzë e ka burim prej Lutfi Hazirit.

“Kjo aktakuzë e ka burimin pre Lutfi Hazirit, i cili qe pesë vite ka hongër m.. publikisht kundër ish kryetarit, ish zyrtarëve komunal dhe menaxhmentit të Eko-Higjienës. Jo vetëm Luta ka hongër m.. shumë për vite të tëra por edhe disa nga drejtorët e tij e edhe disa hajna të Ekohigjinës.”, është shprehur Rashiti.

Ai ka thënë se këta prokurorë duhet ankuar dhe duhet paditur në gjykatë e duhet dënuar rëndë, për politizimin e plotë të këtij institucioni, për lidhje me krimin e organizuar në Gjilan, për dëmin e madh që ia kanë bërë Qemajl Mustafës dhe shumë zyrtarëve komunal që janë pjesë e PDK-së.

Loading...