Pendarovski: Votimi masiv mbështetje për NATO dhe BE, Siljanovska e vazhdon garën pas votave të papërcaktuarve

Me votim masiv më 5 maj ne përfundimisht pas 10 viteve do të kemi president të vërtetë të shtetit. Votimi masiv do të thotë mbështetje ndaj konceptit për NATO dhe BE për përparim të vendit dhe të mos kthehet më në regjim të errët theksoi kandidati presidencial Stevo Pendarovski në tribunën e sontme në qendër të Prilepit në platonë rreth Orës së qytetit njofton Koha.

“Më 5 maj me rëndësi është të dalim masivisht në zgjedhje sepse më i rëndësishëm është ky koncept të cilin e mbështesim unë kryeministri dhe nga struktura në pushtet sepse shteti çohet në NATO dhe në BE. Edhe pse 30 vite të gjitha gjeneratat e etnikumeve që jetojnë në vend dëshiruan ta shohin vendin në NATO dhe BE kjo gjeneratë mund ta realizojë atë ëndërr. Vetëm ky koncept nëse e merr mbështetjen tuaj më 5 maj e çon Maqedoninë në shoqërinë e vendeve të zhvilluara” tha Pendarovski.

Votimi masiv më 5 maj për numrin 3 do të thotë se asnjëherë më në këtë vend nuk do të kthehet regjimi i Gruevskit dhe familjes.

“Besoj edhe njerëz të cilët kanë votuar për VMRO-DPMNE-në nuk dëshirojnë që të kthehen ato kohëra. Gruevski do të kthehet vetë që ta vuajë dë.nimin me bu.rg. Me votim masiv më 5 maj ne përfundimisht pas 10 viteve do të kemi president të shtetit. Në tetë vitet e fundit nuk patëm president i cili do ta respektojë shtetin juridik dhe do të punojë për qytetarët e vet. Prandaj me votim masiv më 5 maj të gjithë do të fitojnë president nga i cili nuk do të turpërohen” tha Pendarovski para prilepasve.

Siljanovska-Davkova e cila e anuloi tribunën e mbrëmshme në Aerodrom të Shkupit porositi se pas marrjes së rezultateve nga rrethi i parë vërehet nervozë e pritur dhe e fuqishme tek pushteti.

Duket më pak tragj.ikomike mua të më akuzoni për ndonjë i cili ka lidhje me tranzicionin sepse tranzicioni ende është për keqardhje proces i pambaruar në Maqedoni. Unë kam qenë ministre nga viti 1992 e deri në 1994-tën ajo është periudha kur ka filluar tranzicioni veçanërisht është tragj.ikomike kur aku.zat vijnë nga ikonat e tranzicionit të cilët të gjithë rininë dhe jetën e kanë kaluar në suaza të tranzicionit. Për fat të keq gjithçka që ka qenë e mençur dhe e vlefshme në lidhjen socialdemokrate ata e kanë anuluar. Këtë e theksoi kandidatja për president e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska-Davkova pas aku.zave nga ana e LSDM-së se ajo është përfituese të tranzicionit.

Siljanovska shtoi se vëren nervo.zizëm të pritur dhe të fuqishëm te pushteti sepse rezultati është shqetësues dhe paralajmërues dhe se në një vend tjetër pushteti menjëherë do të shpallte zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Është e pazakontë të shihni ministre të Mbrojtjes në spot si dhe siç është e pazakontë të shihni kryeministër dhe ministër të Punëve të Brendshme në fushatë. Unë tashmë këtë e përmenda por edhe njëherë e përmend. Dhe më e pazakontë është të shihni dramë me fshesa veçanërisht që për fshesa dëgjuam shumë më herët por askush nuk fshin asgjë sepse dëgjuat se ka funksionarë të lartë në Qeveri që para zgjedhjeve që meritojnë të largohen mendoj se kjo është tragj.ikomike kuptohet unë e vazhdoj garën në kërkim të votave të të papërcaktuarve të atyre nga Bojkotoj të atyre që ndoshta me të drejtë janë larguar nga VMRO-DPMNE-ja në periudhën e kaluar por tani shoh se po kthehen ndërsa sigurisht nuk kthehen për shkak të privilegjeve të mundshme por që të ndihmojnë në procesin reformues” tha Siljanovska-Davkova.

Për aku.zat se fitorja e saj do të thoshte kthimin e regjimit Siljanovska tha se asnjëherë nuk ka qenë anëtare e VMRO-së as këshilltare e tyre se ka qenë e ndërruar gjatë qeverisjes së tyre nga Komisioni i Venecias dhe se madje ka qenë në anën e kundërt gjatë miratimit të Ligjit për arsim të lartë.

(koha.mk)