Pendarovski- Zhbogar: Fillimi i negociatave me BE-në është i domosdoshëm dhe i merituar

Fillimi i negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE është i merituar dhe i domosdoshëm me qëllim të nx.itjes së reformave të përgjithshme dhe zhvillim të kulturës politike në vend tha presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar njoftoi kabineti i shefit të shtetit.

“Presim nga liderët e vendeve të Bashkimit Evropian të jenë principiele dhe të besueshme në premtimet e dhëna. Të mundësohet që Republika e Maqedonisë së Veriut të arrijë sukses në planin e eurointegrimeve” theksoi presidenti Pendarovski në takimin me ambasadorin Zhbogar.

Zhbogar pas takimit deklaroi se shpreson për bashkëpunim të suksesshëm me presidentin Stevo Pendarovski në ditët dhe muajt që vijnë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Kam pas takim me presidentin Pendarovski. Ia përcjella urimet e kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk dhe nga kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker në të cilat ata shprehin gatishmëri për shumë bashkëpunim të ngushtë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe për ndërtimin e Evropës së përbashkët” tha Zhbogar.

Portalb