Pentagoni e përshëndeti riatdhesimin e shtatë luftëtarëve të Maqedonisë nga SHI

Pentagoni e përshëndeti vendimin e Maqedonisë ta pranojë grupin e shtetasve të saj, të cilët si mercenërë të huaj janë robëruar në Siri.

MPB-ja dje kumtoi se në një aksion të përbashkët me Komandën e Koalicionit Antiterrorist Global dhe Forcat Demokratike Siriane i ka arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë, të cilët kanë luftuar në fushëbetejat në Siri dhe Irak.

Zëdhënësi i Pentagonit, Shon Robertson, deklaroi se Forcat Demokratike Siriane deri në korrik I kanë robëruar 600 mercenarë të huaj prej më shumë se 40 vendeve.

Luftëtarët e riatdhesuar janë arrestur nga njësitë e Forcave Demokratike Siriane. Zëdhënsi i kësaj force Erik Pahon deklaroi se Maqedonia ka treguar shembull për të gjithë anëtarët e koalicionit global si të mposhtet SHI dhe theksoi se luftëtarët e huaj terrorist nuk janë problem vetëm për Sirinë apo për rajonin, por sic sqaroi ai, janë problem global. (INA)

Komentet

komentet

Loading...