Për 8 mars, MPB cakton 6 shqiptare si zëdhënëse. Ja kush janë ata

Në një kumtesë të zv.ministrit të punëve të brendëshme Agim Nuhiu bëhet e ditur MPB ka caktuar 6 shqiptare për zëdhënëse në sektoret e MBB-së në disa qytete të Maqedonisë.

Në këtë ditë simbolike, për herë të parë Ministria e Brendshme autorizoi këto shqiptare për zëdhënse:
1. Merita Shehi – Zëdhënse në shkallë të Ministrisë së Brendshme;
2. Valdete Etemi – Zëdhënse në Sektorin e Shkupit;
3. Mirsade Fejzuli- Zëdhënse në Sektorin e Kumanovës;
4. Donjeta Veseli – Zëdhënse në Sektorin e Tetovës;
5. Merlina Islami – Zëdhënse në Sektorin e Ohërit;
6. Shpresa Amedi – Zëdhënse në Sektorin e Manastirit;
Shprehim respekte për femrat shqiptare dhe përkulje për të gjithë ata që kontribuan për institucionalizimin e Marreveshjes së Ohërit në sistemin kushtetues – politik të Maqedonisë.