Për çfarë do mbahet mend ish-presidenti Ivanov ?!

Pas një dekade në Vilën Vodno Presidentit Gjorge Ivanov sot i sk.adoi mandati i kreut të shtetit. Si Presidenti i katërt me radhë që nga Pavarësia e Maqedonisë ai në këtë fron qëndroi nga viti 2009 për dy mandate rresht. Ish-shefi i shtetit Ivanov ishte pasardhës i Branko Crvenkovskit Boris Trajkovskit dhe Kiro Gligorovit. Në Zgjedhjet Presidenciale të vitit 2009 si kandidat i VMRO DPMNE-së Ivanov në balotazh fitoi kundër kandidatit të LSDM-së Lubomir Frçkovskit kurse pas 5 vjetësh mandatin e vazhdoi gjithashtu nga rrethi i dytë i Zgjedhjeve Presidenciale të vitit 2014 kundër kandidatit Stevo Pendarovski. Ky i fundit arr.iti ta zëvendësoj atë në fronin e burrështetasit pikërisht sot pas skadimit të mandatit të dytë. Por për çfarë do të mbahet mend Presidenti Ivanov?Presidenti në ikje në këtë periudhë 10 vjeçare është dëshmuar si një mi.litant i partisë e cila e ka kandiduar pra VMRO DPMNE-ja. Njëri i dëgjueshëm i strukturave të saj dhe posaçërisht të ish-liderit Nikolla Gruevski. Por sidomos Presidenti aktual do të mbahet mend për disa incidente, të cilat kanë ndodhur ose me mos ushtrimin e detyrës së tij konform Kushtetutës ose me shkeljen e kompetencave që ia jep Kushtetuta ose me ab.stenim të ush.trimit të detyrës së tij.”- theksoi Naser Ziberi Analist Politik

Pas marrjes së mandatit të dytë posti i Ivanovit u kun.dërshtua nga opozita e atëhershme e LSDM-së me ak.uzën e falsifikimit të votave dhe boj.kotin e BDI-së për mospërkrahje nga elektorati shqiptarë.

Ai ndryshoi kursin duke ashpërsuar retorikën ku.ndër lëvizjeve opozitare kurse nuk legj.itimoi as Ambasadorët e emëruar shqiptarë. Ivanov gjithashtu refuzoi të nënshkruaj Ligjin për përdorimin e gjuhëve duke mos njohur si zyrtare gjuhën shqipe.

Presidenti Ivanov njëherit edhe Komandant suprem i fo.rcave të ar.matosura ush.tarake asnjëherë nuk e njohu emrin e ri të shtetit duke mos i nënshkruar ndryshmet kushtetuese të dala nga Marrëveshja e Prespës. Për shk.ak se mbanin vulën Maqedonia e Veriut ai nuk nënshkroi asnjë nga ligjet reformuese që së fundmi solli Kuvendi të vlerësuara nga pushteti si kusht për hapjen e bisedimeve për integrim në BE.

Vendimi i tij në prill të vitit 2016 për falje të përgjithshme për të gjithë të dy.shuarit nga Prokuroria Speciale nx.iti “Revolucionin e Larmë” pro.testa të cilat për disa muaj kërkuan dorëheqjen e tij. Ai u zmbraps duke tërhequr vendimin pas tre muajsh por duke ak.uzuar opozitën dhe ambasadorët e huaj për futjen e vendit në kr.izë politike.

Nga Instituti për hulumtime politike thonë se vendimet e Ivanovit nuk duhet të merren si qëllimk.ëqija. Vlladimir Bozhinovski nga ky institut vlerëson se periudha turbulente e pesë viteve të fundit ka sfiduar skajshmërisht pozitën e kreut të shtetit por sipas tij Ivanov ka vepruar me maturi.

Duhet që të kaloj edhe pak kohë për tu shuar fr.ustrimet në shoqëri dhe atëherë të vlerësohet roli i Presidentit në rastet që ndodhën në Maqedoni parasegjithash do të thoja nga 2004 e këtej. Mendoj se ka bërë disa veprime që mund të ishin kundërthënësve por vlerësoj se kishte qëllime të mira. Por është çështje tjetër nëse ato qëllime a kanë prodhuar rezultat tjetër.”- u shpreh Vlladimir Bozhinovski Analist politik

Sipas analistit Naser Ziberi Ivanov në mënyrë indi.rekte ka nx.itur ngjarjet e dhu.nshme të 27 prillit në Kuvend duke mos i dhënë mandatin për formim të Qeverisë Kryeministrit të tanishëm Zoran Zaev. Si pasojë u nx.itën pro.testat e “Të palëkundurve” kundër gjuhës shqipe dhe të ashtuquajturës “Platforma e Tiranës”. Madje vet ai pati deklaruar se kjo cë.non sovranitetin e shtetit andaj Ziberi thotë se ish-Presidenti Ivanov duhet të nd.iqet pe.nalisht duke dhënë përgjegjësi para drejtësisë.