Për çfarë kanë nevojë fëmijët në festat e fundvitit?

Edhe pak ditë kalon nëntori dhe të gjithë po mendojnë se si të organizojnë festat e fundvitit në mënyrë që të kënaqen sa më shumë, veçanërisht fëmijët.

Prindërit përpiqen që ta zbukurojnë sa më bukur shtëpinë, të bëjnë ëmbëlsirat që ata pëlqejnë më shumë, duke vënë në punë imagjinatën e tyre. Megjithatë është e rëndësishme të dini se për çfarë në të vërtetë kanë nevojë të vegjlit tuaj gjatë pushimeve të fundvitit.

Ata duhet të mësojnë se të japësh dhe të marrësh janë veprime reciproke

Disa aktivitete gjatë këtyre festave përfshijnë vizitat në shtëpinë e të moshuarve apo dhënien e dhuratave për fëmijët në nevojë. Pra, ideja kryesore është t’u mësoni se sa e rëndësishme është bujaria dhe mirësia për ta.

Rutina e këtyre pushimeve ju jep një lloj paqeje dhe sigurie

I gjithë viti konsiderohet një rutinë, por edhe për festat kështu ndodh nga një vit në tjetrin. Edhe pse prindërit përpiqen çdo vit që të sjellin ide të reja në zbukurime apo në gatim, përsëri në ndërgjegjen e vogëlushëve vlerësohet që tradita dhe organizimi të mbetet po ai. Muzika, gatimi, historitë, filmat ata dëshirojnë që të jenë po të njëjtët çdo vit.

Historitë dhe kujtimet familjare

Këto pushime mendohen si mundësia e përkryer  për fëmijët që të mund të dëgjojnë histori të familjes së tyre që kanë ndodhur para shumë brezash.  Kjo u mëson atyre se si të trashëgojnë shpesh edhe vlerat familjare.

Ndërveprimet me pjesëtarët e familjes

Prania dhe vëmendja e prindit për një fëmijë do të thotë shumë. Koha e kaluar duke luajtur, duke gatuar apo duke parë një film nuk është kurrë kohë e çuar dëm, shkruan blitz.al. Rëndësia e saj forcohet edhe më shumë kur prindi angazhohet plotësisht.