Për ditëlindjen e 21-të, dhuratën më të veçantë Kylie Jenner e merr prej fansit shqiptar

Kylie Jenner gjatë ditëve që lamë pas ka festuar ditëlindjen e 21-të dhe ka marrë shumë dhurata dhe urime prej fansave anembanë globit.

Por, një si duket ishte mjaft e veçantë për bukuroshen e familjes së Kardashianëve, të cilën e ka ndarë me fansat që e ndjekin në Instagram.
Bëhet fjalë për një fans shqiptar të quajtur Lavdim, i cili i ka bërë befasinë më të këndshme zeshkanes amerikane.
Në foton e publikuar nga vetë Kylie, shihet një libër ku janë të vendosura foto të saj, por edhe të dy fansave që ia kanë dërguar librin, në të cilin përpos imazheve janë edhe disa shkrime të dedikuara për modelen.

Shqiptari ndër te tjera e falënderon që është një shembull për tu ndjekur gjersa e ka falënderuar pvr këto fjalë që ka përzgjedhur shqiptari.

Theksojmë se Kardashianët janë të familjarizuar me shqiptarët pasi që bashkëpunojnë me grimerin Mario Dedivanovicin.

Ndryshe, Kylie është personi i vetëm në glob që mund të arrin të ketë pasuri një miliard dollarësh.

Komentet

komentet