Përdhunimi i minoreneve, Zaev flet për rastin

Kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit në lidhje me ngjarjet e fundit lidhur me vajzën nën përkujdesje nga shtëpia “25 Maj”, tha se është përkrahës i dënimit maksimal për dukuritë e tilla, sepse vetëm ashtu do të jepet porosia që asnjëherë  mos të përsëritet.

“Unë jam një nga përkrahësit e dënimit maksimal, pës shkak se vetëm përmes dënimeve maksimale do ta japim porosinë që kjo mos të përsëritet”, tha Zaev duke iu përgjigjur deputetit Amdi Bajram.

Kryeministri theksoi se kjo gjë monstruoze  që i ndodhi vajzës nga “25 Maji” nuk duhet t’i ndodhë asnjë fëmije pa dallim se a është në shtëpitë ose me familjet e veta.

“Drejtori i institucionit për shkaqe etike dha dorëheqje, por kjo nuk mund ta kthejë kohën. Ndoshta çdo herë ligjet nuk japin zgjidhje precize dhe për këtë apeloj të ketë kujdes maksimal për fëmijët”, tha Zaev.

Duke u ndërlidhur me përgjigjen e Zaevit, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska shtoi se është e qartë nevoja për deinstitucionalizim dhe transformim të institucioneve të cilat përkujdesen për fëmijë pa prindër, fëmijë me probleme edukative-sociale dhe fëmijë me pengesa në zhvillimin e tyre.

“Unë edhe para 10 viteve kam punuar në këto institucione dhe sot i vizitoj dhe saktë e di se si janë kushtet. Por, kishim një periudhë prej 10 viteve kur këto institucione rënoheshin dhe më në fund e prekën fundin, jo vetëm me infrastrukturë, por edhe në mënyrën kadrovike”, tha Carovska.

Sipas saj, për 30 deri 40 për qind është zvogëluar kapaciteti me kuadrin profesional dhe pamjaftueshëm ngiten procedurat të cilat duhet të vendosen në institucione.

“Pres që institucionet tjera që janë përgjegjëse për këtë, si MPB dhe PTHP, ta kryejnë punën e tyre, ndërsa ne si MPPS jemi në përpunim  intensiv të planeve transformuese për daljen e fëmijëve nga këto institucione dhe strehimin e tyre në shtëpi të vogla. Pasi bëhet fjalë për numër të vogël prej 40 fëmijëve të cilët shumë shpejtë do të jenë jashtë këtyre institucione dhe do të marrin kujdes adekuat”, tha Carovska.

Duke shprehur kënaqësi nga përgjigjja e Zaevit, Bajram tha se për herë të parë një kryeministër i është përgjigjur siç duhet pyetjeve të deputetëve.

“Shihet se ju jeni për popullin, se do të jeni për popullin. Mendoj se nëse ecni kështu do të  keni përkrahjen nga secili”, tha deputeti Amdi Bajram.

Loading...