Përdori celularin që karikohej në tualet vd*es tragjikisht 20-vjeçarja

Një 20-vjeçare në Rusi ka ndërruar jetë në tualet pasi përdori një celular të vënë në karikim në një prizë aty pranë.

E reja që është identifikuar si Anastasia ndërroi jetë si pasojë e një shoku elektrik.

Ajo u gjet pa shenja jete nga nëna e saj e cila rrëfeu se e gjeti vajzën duke mbajtur në njërën dorë celularin dhe në dorën tjetër një tapë banjoje.

Vd*ekja e Anastasias si pasojë e përdorimit të celularëve në karikim në ambiente të lagështa nuk është e para që ndodh në Moskën jugore.

Vetëm së fundmi janë raportuar disa raste të tilla në vend.

Rasti i fundit është regjistruar muajin e shkuar kur një 12-vjeçare nga qyteti ndërroi jetë ndërkohë që përdorte celularin në tualet.