Përdorimi i flamurit, Boshnjakovski i përgjigjet Osmanit

Mbrëmë në emisionin Click Plus zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani tha se flamuri mund të përdoret ku të duash dhe askush nuk mund të të bëjë asgjë.

Por i këtij mendimi nuk është zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski i cili tha se në vend ka ligj për përdorimin e flamujve dhe nëse ai shkelet do të ketë dë.nime.

“Në Maqedoni ka ligj për përdorimin e flamujve. Aty ku lejohet lejohet. Kurse aty ku ligji e ndal.on dhe shkelet do të ketë dë.nime. Sa i përket procesit gjyqësor ne nuk mund të komentojmë dhe të përzihemi” u shpreh zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski.