Përdorni këto dy ushqime për mëlçi të shëndetshme

Mëlçia kryen shumë funksione në trupin tuaj dhe është organi më i madh në trupin e njeriut.

Kujdesi për shëndetin e mëlçisë natyrisht që është ndër gjërat më të mira që mund t’i bëni për trupin dhe mirëqenien tuaj. Është me rëndësi që të konsumoni ushqimet e duhura për të mbajtur mëlçinë të shëndetshme.

Më poshtë u sjellim dy ushqime që përmirësojnë funksionimin e mëlçisë, përcjell KosovaPress.

Boronica

Boronicat përmbajnë shumë antioksidantë. Antioksidantë janë të domosdoshëm në mbrojtjen e mëlçisë nga dëmtimi.

Një studim i botuar në Gazetën Botërore të Gastroenterologjisë tregon se duke përfshirë boronicat në dietën tuaj, ju mund të ndihmoni në rritjen e enzimave antioksiduese.

Arrat

Arrat përmirësojnë nivelet e enzimave të mëlçisë te pacientët e sëmurë. Konsumimi i arrave redukton zhvillimin e sëmundjeve të mëlçisë.