Përfaqësuesja e Qipros në Eurovision: Më tallin dhe sulmojnë se jam shqiptare…

Ka mohuar vazhdimisht se është shqiptare, por përfaqësuesja e Qipros në Eurovision duket se po përballet me sulme të ashpra nga publiku mbi origjinën e saj.

Bukuroshja nga Fieri krijoi një karrierë të suksesshme në Greqi, por po ndeshet me reagime dhe komente raciste të një pjese të opinionit, që është kundër përfaqësimit të Qipros me një këngëtare shqiptare.

Megjithatë, pas një sërë debatesh, Eleni Foureira duket se ka vendosur të flasë publikisht për origjinën shqiptare.

Në një intervistë për emisionin ‘Tet a tet’ në televizionin Publik të Qipros, Eleni Fureira i quajti të turpshme reagimet që vënë në dukje origjinën e saj.

Bukuroshja u shpreh se:

Është e turpshme të dëgjosh nga një i ri të thotë ‘a, je nga Shqipëria, atëherë me Shqipërinë të shkosh në Eurovizion’.

Shkon në një shtëpi diskografike dhe nuk të pranojnë sepse je nga Shqipëria. Thua me veten, a është e mundur? Nuk e bëj dot ëndrrën time realitet sepse jam nga Shqipëria”?

Kënga me të cilën Eleni Foureira do të prezantojë Qipron në Festivalin Europian të Këngës mban titullin “Fuego” dhe parashikohet të jetë një sukses i vërtetë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...