Përfundon takimi i liderëve, ja si do zhvillohet fushata për Referendumin

Ka përfunduar takimi i liderëve të partive politike të cilët japin përkrahje për referendumin e 30 shtatorit dhe proceset që janë në drejtim të anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Në takimin që u mbajt me iniciativë të kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, morrën pjesë edhe liderët e BDI-së, PRSD-së, PDSH-së, RDM, Lidhjes Demokratike, RDK, Të Bashkuar për Maqedoni, PAE , Dinjiteti dhe Lëvizja BESA e Kasamit.

Pra, në përbërje Ali Ahmeti, Tito Petkovski, Menduh Thaçi, Liljana Popovska, Pavle Trajanov, Lube Boshkovski, Fijat Canovski, Stojançe Angellov, Bilall Kasami, Vesel Memedi, Amdi Bajram dhe të tjerë.

Temë e takimit si që kanë informuar nga LSDM është referendumi dhe qëllimi kyç politiko-shtetëror: rruga euroatlantike e Maqedonisë, prioritetet nga e cila varet e ardhmja e shtetit dhe e gjithë qytetarëve.

Para fillimit të takimit, Zaev deklaroi se janë ftuar edhe liderë të partisë të cilët kanë qëndrime pro-evropiane dhe pro-NATO dhe e përkrahin referendumin. Ai ka theksuar se Maqedonisë i nevojitet koalicion nacional lidhur me kësi çështje me rëndësi.

Ndërkohë që Lëvizja Besa e Bilall Kasamit nuk do bëhet bashkë me partitë në pushtet për të bërë kampanjë për Referendumin por ajo do të bëj kampanjë në vete për të bindur votuesit opozitarë që të përkrahin këtë proces. (INA)

Komentet

komentet