Përgjaket plazhi i Shëngjinit, plasin grushtet në mes shqiptarëve

Një sherr masiv ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit ditën e djeshme. Si pasojë policia e Shtetit shqiptar ka proceduar në gjendje të lirë B.P., E.P., B.A., I.P.,E.P., dhe B.A.. Sipas policisë i gjithë sherri ka ndodhur për motive të dobëta dhe më pas ka degjeneruar deri në përdorimin e grushteve e sendeve të forta.

Disa prej personave të përfshirë në sherr kanë qenë pushues nga Kosova si dhe disa gra. Edhe pse forcat e policisë kanë qenë të pranishme, situata ka dalë sërish nga kontrolli.

Të proceduarit do të përballen me akuzat për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

REAGON POLICIA

Sot, 1 gusht, në njoftimin e saj, policia e Lezhës raporton se kanë qenë 6 persona që janë konfliktuar dhe ata janë proceduar në gjendje të lirë.

“Këta shtetas, më datë 31.07.2019, në Shëngjin, për motive të dobëta, kanë dëmtuar njëri-tjetrin duke u goditur me sende të forta”, sqarojnë blutë.

NJOFTIMI

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë filluan procedimin penal, në gjëndje të lirë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” për shtetasit;

-B.P., E.P., B.A., I.P.,E.P., dhe B.A.

Këta shtetas, më datë 31.07.2019, në Shëngjin, për motive të dobëta, kanë dëmtuar njëri-tjetrin duke u goditur me sende të forta

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme