Perla e Celinës ndaj Gilingamit (video)

Bersant Celina po kalon një sezon të mirë te Suonsi që pas transferimit 4 milionë euro nga Mançester Siti. Sulmuesi i përfaqësueses kosovare ka shënuar katër gola këtë sezon në Championship (kategoria e dytë angleze), duke përgatitur edhe katër të tjerë. Në sfidën e së shtunës ndaj Gillingam, të vlefshme për fazën e 1/16-ave të FA Cup, kosovari ka shënuar një perlë të vërtetë nga rreth 25 metra distancë. Suonsi e fitoi 4-1 takimin, duke kaluar në 1/8-at, teksa goli i Bersantit ka vulosur fitoren për vendasit në minutën e 73-të.