Përmes këtyre 20 shenjave mund ta dalloni një psikopat

Si në çdo rast tjetër, edhe në këtë rast nuk ka ndonjë përgjigje definitive dhe vija që bën dallimin e asaj që konsiderohet normale dhe asaj që e klasifikon atë si ‘psikopatike’ kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të mjegulluara, dhe nuk ka ndonjë definicion absolut, transmeton Gazeta Metro.

Pra, thjeshtë mos u shqetësoni nëse në ndonjë moment ndiheni të shthurur apo rrallë-herë e thoni ndonjë gënjeshtër.

Me siguri se në jetën e përditshme nuk do të ndesheni me ndonjë Patricl Bateman apo Joker, por gjasat janë reale që secili nga ne të njohim së paku një psikopat. PO, është e vërtetë se rreth 1-4% e popullsisë të botës gjenden diku në shkallën e ‘psikopatisë’. Këta persona zakonisht janë shumë me vetëbesim të theksuar, manipulatorë, dhe mungesë të afërsisë me njerëz.
Si do që të jetë, edhe pse disa nga ta mund të jenë edhe të dhunshëm, shumica prej tyre nuk janë të tillë dhe janë të aftë të integrohen dhe të jetojnë mjaft me lehtësi në shoqërinë moderne. Edhe pse kjo është e vërtetë, psikologët në masë të madhe e shohin ‘psikopatinë’ si diçka e qenies, në fakt më shumë prej tyre e konsiderojnë si sëmundje mendore.

Shpesh herë njerëzit e lidhin termin ‘psikopat’ me kriminelët, vrasësit, apo edhe vrasësit serik (Anders Breivik, Ted Bundy, Edmund Kemper etj) shumë njerëz i mendojnë disa nga kriteret dhe i vendosin të tillët në kategorinë e psikopatëve. Sjelljet si; tendeca e mërzisë, gënjimi si sëmundje, sharmi fallso, dhe impulsiviteti janë kritere të cilat mund t’a kategorizojnë një person si psikopat.

Ndjenja shumë e tepruar e vetë-vlerësimit
Sëmundja e gënjeshtrës
Manipulimi
Ndjenja e fajit
Emocione të cekëta
Mungesë mirëkuptimi
Dështimi me vetëdije për të pranuar përgjegjësi nga veprimet e bëra
Nevoja për stimulim / prirje për të qenë gjithnjë i mërzitur
Mënyrë jetese parazitore
Mungesë e qëllimeve afatgjate për jetë
Impulsivitet
Pa-përgjegjësi
Mungesë të kontrollit të sjelljeve
Probleme të hershme të sjelljes
Kriminalitet gjatë rinisë
Shumë marrëdhënie martesore afat-shkurtëra
Shumëllojshmëri kriminale
Revokim i lirimit me kusht
Sjellje të shthurura seksuale
Sharmi falls (i rremë).