Përmirësohet shëndeti i Pjetër Nrecajt, i cili vrau gruan dhe vajzën në Gjakovë

Mjekët kujdestarë në Spitalin e Gjakovës i kanë konfirmuar KALLXO.com se gjendja shëndetësore e Pjetër Nrecajt është përmirësuar pas trajtimit mjekësorë nderesa ai ka nevoje për ekzaminime psikiatrike.

Doktori Idriz Alija i ka thënë KALLXO.com se pacienti është pranuar me dhimbje të mëdha të kokës dhe pas tretmanit mjekësor gjendja e tij  është përmirësuar dhe pacienti është marrë serish nga policia.

Seanca gjyqësore për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas dhe vajzës në Brekoc të Gjakovës është ndërprerë pasi të dyshuarit Pjeter Nrecaj i është përkeqësuar gjendja.

KALLXO.com raporton se përkeqësimi i gjendjes ka ndodhur pasi prokurori ka lexuar pretendimet e prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

I dyshuari qëndron i shtrirë në sallën e gjykimit ndërsa gjykatësi ka urdhëruar publikun të dalë jashtë deri kur të vijë ambulanca, raporton gazetarja.

Në fjalën e tij para gjykatës prokurori i shtetit Agron Matjani ka ngritur pretendimin se Pjetër Nrecaj e ka kryer me dashje vrasjen e gruas dhe vajzës së tij 9 vjeçare.

Para gjykatës prokurori duke arsyetuar kërkesën për caktimin e paraburgimit ka thënë se

“I pandehuri me dashje ka privuar nga jeta anëtarët e familjes së tij bashkëshorten dhe vajzën 9 vjeçare”.