Përse të moshuarit duhet të hanë më shpesh hudhra

Konsumimi i hudhrave të papërpunuara mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së kujtesës, lidhur me pacientët në moshë që vuajnë nga Alzheimeri dhe Parkinsonin, sugjerojnë shkencëtarët.
Kompleksi natyral i gjetur në hudhër – alil sulfide – përmirëson shëndetin e baktereve në stomak dhe gjithashtu përmirëson shëndetin njohës në të moshuarit.Shkencëtarët amerikanë zbuluan se kompleksi rikthen triliona mikroorganizma – të njohura gjithashtu si mikrobiota – në zorrë.

Hulumtimet e mëparshme kanë theksuar rëndësinë e mikrobiotave të zorrëve në ruajtjen e shëndetit.Por pak studime kanë hulumtuar shëndetin e zorrëve dhe gjendjet shëndetësore të lidhura me moshën.