Peru, 25 viktima pasi autobusi ra në humnerë

Në pjesën jugore të Perusë, sot nga rruga ka dalë një autobus dhe ka rënë në humnerë nga lartësi prej 200 metrave, me ç’rast kanë humbur jetën 25 persona.

Shefi i policisë rrugore Dino Eskudero deklaroi se në aksident janë lënduar 20 persona dhe shtoi se nuk ka informacion sa njerëz saktë kanë qenë në autobus.

Fatkeqësia ka ndodhur herët në mëngjes, në afërsi të provincës Kamana.

Loading...