Pesë gënjeshtrat e mëdha për martesën

Shumica e shohin martesën si një mënyrë për t’i zgjidhur të gjitha problemet, që të ndihen të lumtur dhe të përmbushur. Por, ndonjëherë, disa gjëra nuk ndryshojnë edhe pasi ta thoni fjalën vendimtare “po”, transmeton koha.net.
Vetmia
Zgjidhja e problemit të vetmisë nuk ka të bëjë me martesën. Shumë njerëz mbesin të vetmuar edhe kur martohen. Arsyeja për këtë është kryesisht mospajtimi dhe keqkuptimi me bashkëshortin, kështu që martesa nuk duhet dhe nuk guxon të jetë zgjidhja e vetme për problemin e vetmisë.
Seksi
Ata të cilët mendojnë se pasi që të martohen do të kenë seks më shpesh, mund të mashtrohen shumë lehtë. Nevoja për seks varet nga libido (epshi), pajtueshmëria e partnerëve, dhe dëshira e të dy partnerëve. Gjithashtu, partnerët të cilët shpesh grinden, nuk kanë dëshirë për seks. Ndoshta njëri prej tyre ka menduar se përmes martesës do t’i kënaqë dëshirat seksuale, dhe kur kjo nuk ndodh, thellohet frustrimi.
Siguria financiare
Fakt është se shumë çifte nuk e kuptojnë se martesa nuk nënkupton siguri financiare. Ky ndodh më shpesh me gratë të cilat në martesë e kuptojnë se edhe ato duhet të kontribuojnë financiarisht dhe se nuk ka zgjidhje tjetër.
Një familje e madhe dhe e lumtur
Çiftet shpesh përpiqen ta fitojnë simpatinë e prindërve të partnerit, por ata nuk duhet të presin shumë, sidomos jo në fillim. Gjëja më e rëndësishme është që të krijohet respekti i ndërsjellë, dhe pjesa tjetër do të vijë vetë.
Fëmijët mund t’i rregullojnë të gjitha
Çiftet besojnë se martesa e tyre e pafat do të jetë më e mirë kur ata të bëhen prindër, por, kjo nuk është kështu, sepse në këtë rast marrëdhënia e partnerëve të cilët nuk pajtohen mund të bëhet shumë më e keqe. Për prindërit duhet menduar me kujdes dhe në detaje. Të dy partnerët duhet të jenë të gatshëm që ta ndërmarrin atë hap, ata duhet të duan fëmijë dhe të pajtohen të paktën në lidhje me gjërat themelore.

Loading...